Dënimi për Moisi Habilaj merr formën e prerë, 15 vite burg, por shqiptari nuk gjendet

Kasacioni Itali

Dënimi për Habilajn, për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal merr formën e prerë. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Sicili.

Refuzimi i ankesës nga Gjykata e Lartë dhe dënimi me 15 vjet e 5 muaj i cili bëhet përfundimtar. Ky është rezultati i seancës që u mbajt dje përpara seksionit të tretë të Piazza Cavour, në Romë.

Në vitin 2017, shqiptari përfundoi në qendër të hetimit të “Trëndafili i erërave” nga Guardia di Finanza e Katanias për një maksi- trafik droge në linjën Shqipëri-Sicili. Së bashku me Habilajt përfunduan në pranga njëmbëdhjetë persona të tjerë me hetimin që pas pak javësh u zgjerua më tej duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri i cili është kushëri i trafikantit të drogës. Pozicioni i politikanit, megjithatë, është arkivuar me kërkesë të prokurorisë.

Megjithatë Habilaj është në arrati dhe nuk gjendet nga policia italiane.

Dënimi për Moisi Habilaj merr formën e prerë, 15 vite burg, por shqiptari nuk gjendet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook