Është ndaluar autori i ngjarjes së rëndë, ndodhur ditën e sotme në Gramsh. Xhevit Sinani 80-vjeç vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë e tij.
Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik, duke u thënë: ‘Kam vrarë mamanë dhe xhaxhanë’.
Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në banesë, ndërsa vëllanë tek banesa e tij jashtë vreshta, pasi kanë qenë me banesë pranë, njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.
Arena e Lajmit