Ish-portieri dhe fituesi i Champions Ligës, Piter Shmajkëll ka kritikuar paraqitjen e Realit në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Sitit.
Danezi në një prononcim për “CBS Sport” ka theksuar se skuadra e Ançelotit ishte me e dobëta në dy ndeshjet ndaj Sitit dhe se ata nuk anë të drejtë të jenë në finale.
“Reali i Madridit nuk ka të drejtë të jetë në finale. Ata ishin ekipi më i dobët në dy ndeshje.
Shansi i tyre i parë ishte goli në minutën e 90-të, ndërsa dy golat e tjerë ishin rasti i dytë dhe i tretë.
Mançester Siti kishte kontrollin e plotë, por në rastin e Realit stadiumi ishte njeriu i tyre i 12-të.”, u shpreh Shmajkëll.
Arena e Lajmit