Goditi për vdekje me sëpatë gruan dhe vëllanë, befason me dëshminë i moshuari në Gramsh: I kam vrarë?! S’mbaj mend gjë

Xhevat Sinani

Dëshmi befasuese ka dhënë në polici i moshuari që vrau dje gruan dhe vëllain e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se 80-vjeçari Xhevat Sinani është habitur kur oficeri i policisë e ka pyetur në lidhje me krimin e rëndë, duke thënë se gruaja dhe vëllai i tij kishin vdekur, por nuk e mbante mënd që t’i kishte vrarë ai.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.

Ka dyshime se 80-vjeçari mëngjesin e djeshëm ka vrarë më parë vëllanë e tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç, duke e goditur me sëpatë dhe më pas gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe brenda banesës. Vëllai i tij nuk banonte afër të vëllait, por kishin tokat shumë ngjitur njëri-tjetrin. Fill pas krimit, autori ka udhëtuar rreth 1 orë e 30 minuta në këmbë për të shkuar te kushëriri i tij, ku ka pohuar se gruaja dhe vëllai i tij kishin vdekur. Autori kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në banesën e tij pasi bashkë me gruan kishin qenë jashtë shtetit te fëmijët e tij që janë në emigracion.

Ndërkohë vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh. Po ashtu mësohet se autori ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ngelen të paqarta motivet e ngjarjes.

Arena e Lajmit

Goditi për vdekje me sëpatë gruan dhe vëllanë, befason me dëshminë i moshuari në Gramsh: I kam vrarë?! S’mbaj mend gjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook