“Vendimi u mor nga kazanët e ndyrë të politikës”, prindi i kopshtit ‘Zybejde Hanim’: Bënë lojën e ndyrë me fëmijët tanë

Prindi I Femijeve Te Kopshtit

Beada Mada, prind i një prej fëmijëve që frekuentonte kopshtit ‘Zybejde Hanim’ dha mesazhin e saj nga protesta që po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tha se vendimi për mbylljen e një nga kopshteve më të mira u mor nga kazanët e ndyrë të politikës.

Meda pohoi se me fëmijët e tyre u bë lojë e pistë.

“Të nderuar liderë të opozitës,
Të dashur vëllezër e motra,

Unë jam Bealba, nëna e një djali 5 vjeçar, kopshti i të cilit u mbyll në mënyrën më të dyshimtë që njeh ndonjëherë historia e vendeve demokratike.
Kopshti “Zubeyde Hanim” u mbyll pas një periudhe të gjatë inspektimesh e kontrolle të shtuara, si nga Drejtoria e Përgjithshme ashtu dhe ajo Rajonale e Arsimit Parauniversitar.
Zvarritjet proceduriale, ishin përgjigjet e vazhdueshme që mori kopshti në çdo veprim, me qëllim përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga zyrat arsimore. Duke kulmuar kështu, me mbylljen përfundimtare të kopshtit në fillim të vitit arsimor 2022-2023.
Gojëdhënat thonë, se në mbylljen e kopshtit, u investuan liderë të mëdhenj botërorë. Thonë madje, se mbyllja u kërkua si kusht i një marrëdhënie të ngushtë e të mirë midis popujsh. A thua se kjo e fundit qe cënuar nga kënga e gëzimi i fëmijëve 3-6 vjeç?
Por Qeveria i mëshoi, sipas saj, parregullsive që u evidentuan. Parregullsi, të cilat, përveç ne prindërve “të verbuar”, i madh e i vogël që hyri në atë kopësht, nuk i pa, veç lupës së kontrollorëvë të Ministrisë, të cilët kurrë nuk u dukën vetë në ambientet e kopshtit .

Kjo shfaqje e shëmtuar përveçse na rriti pakënaqësinë dhe dyshimet rreth këtij vendimi, vuri në provë drejtësisë e “pavarur”. Ndërkohë që fëmijët tanë presin, por pa harruar të protestojnë çdo ditë në shtëpitë e tyre, tanimë me zë të lodhur e të mekur kërkojnë: “dua kopshtin tim”.

Dil Z. Kryeministër dhe na thuaj si ti përgjigjem lutjeve të tim biri kur thotë: dua të shkoj në kopështin tim!
Dil Znj.Kushi, na shih në sy e na trego si t’a bindim djalin tim të mendojë ndryshe, kur ai këmbëngul ta çoj në kopësht për të parë sa e madhe dhe e bukur është klasa e tij!
Çfarë ngushëllimi të gjej kur pas çdo fjale e të bërtiture atij i rrjedhin lot? Dhe unë ndihem kaq e pafuqishme.
Dilni ju zyrtarë të Ministrisë, që krekoseni me detyrat e reja që morët si shpërblim i mbylljes, a thua se shpëtuat fatet e Shqipërisë në greminë!
Dilni sot, ose heshti përgjithmonë!
Heshtjen sot drejtësia juaj mund t’jua falë, por të bindur jini, se fëmijët tuaj dhe historia nuk do t’a bëjnë.

Faleminderit!”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Vendimi u mor nga kazanët e ndyrë të politikës”, prindi i kopshtit ‘Zybejde Hanim’: Bënë lojën e ndyrë me fëmijët tanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook