Reali arriti të siguronte një tjetër trofe europian me suksesin në Superkupën e Europës ndaj Frankfurtit. Në përfundim të sfidës protagonist është bërë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez i cili në një takim me disa nga tifozët e pranishëm i kërkohet të rikthejë në skuadër Kristiano Ronaldon.
Ka qenë një prej fansave madrilen që i ka bërë këtë kërkesë publike presidentit duke u drejtuar me thirrjet “Nënshkruaj me Ronaldon”.
Numri një i madrilenëve u tregua i qartë në përgjigje duke evidentuar moshën e portugezit i cili së shpejti do të mbushë 38 vjeç duke i mbyllur derën rikthimit të tij.
Florentino Perez keeps it real 😅
(via santiiagomaldonaado/IG) pic.twitter.com/NN3HICOwjN
— ESPN FC (@ESPNFC) August 11, 2022
Arena e Lajmit