Sekuestrimi i kamerave/ Nga i shumëkërkuari Erion Llapushi për vrasje tek të përfshirët në trafik droge, zbardhen emrat e personave nën hetim në Korçë

Erjon Llapushi

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin ‘Fijet’ që u zhvillua në qarkun e Korçës, ku u sekuestruan 39 kamera që ishin vendosur paligjshmërisht.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në kuadër të fazës së 5 të operacionit policor “Fijet”, u proceduan Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.

Rezulton se disa prej tyre janë persona me precedent penal, ose kanë familjarët e tyre.
-Rezulton se Romeo Staravecka është i dënuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.

Arena e Lajmit

Sekuestrimi i kamerave/ Nga i shumëkërkuari Erion Llapushi për vrasje tek të përfshirët në trafik droge, zbardhen emrat e personave nën hetim në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook