U luajtën mbrëmjen e sotme të gjitha sfidat e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës, ku nuk munguan surprizat dhe golat me shumicë. Padyshim që “blofi” më i madh ishte kualifikimi i maltezëve të Hamrun, ndaj Levskit të Sofies, ndërkohë që edhe Koniaspori i shqiptarëve, zhgënjeu në shtëpi duke u eliminuar nga Vaduzi.
Një triumf historik arriti edhe Ballkani i Ilir Dajës, që iu fal penalltive ndaj Klaksvik. Ndryshe nga Ballkanit, fati nuk i buzëqeshi tetovarëve të Shkëndijës, që u eliminuan me penallti nga AIK. Goleadën e mbrëmjes e realizoi AZ Alkmar, që shënoi plot 7 herë në portën e Dundes. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet dhe skuadrat e kualifikuara për më tej.
Petrokub – Fehervar 1-2 (0-5)
Tobol – Zrinjski- 1-1 (0-1)
AZ Alkmar – Dandi 7-0 (0-1)
Vitória Gimaraesh- Hajduk Split 1-0 (1-3)
Jang Bojz – KuPS 3-0 (2-0)
Hibernians – RFS- 1-3 (1-1)
Rakov – Spartak Trnava 1-0 (2-0)
Anderleht – Paide 3-0 (2-0)
CFR Kluzh – Shakhtior Soligorsk 1-0 (0-0)
Kisvarda – Molde 2-1 (0-3)
Kyzylzhar – APOEL 0-0 (0-1)
Panathinaikos – Slavia Pragë 1-1 (0-2)
Shkëndija Tetovë – AIK– 1-1 (1-1) me penallti
St. Patriks – CSKA Sofje 0-2 (1-0)
Antverp – Lilestrom 2-0 (3-1)
Aris – Makabi Tel Aviv 2-1 (0-2)
Rapid Vjenë – Neftçi Baku 2-0 (1-2)
Sligo Rovers – Viking 1-0 (1-5)
Universitatea Kraiova – Zoria Luhansk 3-0 (0-1)
Levski Sofje – Hamrun- 1-2 (1-0) me penallti
Ki Klaksvík – Ballkani 2-1 (2-3) me penallti
Tuente – Çukariçki 4-1 (3-1)
Hapoel Ber Sheva – Lugano 3-1 (2-0)
Djurgarden – Sepsi 3-1 (3-1)
Koniaspor – Vaduz 2-4 (1-1)
Bazel – Brondbi 2-1 (0-1) me penallti
Leç Poznan – Víkingur 4-1 (0-1)
Bashakshehir – Breidablik 3-0 (3-1)
Në kllapa rezultatet e sfidave të para
Me bold skuadrat e kualifikuara për më tej