Shpresat për të parë Alvaro Moratën përsëri në Torino janë thuajse zero, ndaj klubi mendon për të tjera zgjidhje në mënyrë që t’i ofrojë Masimiliano Alegrit sa më shpejt një sulmues, pasi Mois Ken nuk bind mjaftueshëm.
Memfis Depai është objektiv kryesor i Juventusit në merkato për sa i përket repartit të avancuar. Holandezi do të ishte një alternativë cilësore për Vlahoviçin, por fare mirë mund të luajë në krah serbi si sulmues i dytë.
Ndërkohë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po vlerësojnë edhe Entoni Marsialin si një përforcim për sulmin. Alegrit i pëlqen profili, të cilin do të ishte i lumtur ta kishte në skuadrën e tij.
Siç raporton “Tuttosport”, ky akord duket i thjeshtë. Junajtidi (me të cilin së fundmi ka pasur disa biseda në muhabet për kalimin e Rabiosë) do të ishte i hapur për huazim, një zgjidhje që Juventusi e pëlqen. Marsial, megjithatë, duhet të ulë ndjeshëm pagën e tij (siç bëri kur u huazua te Sevija).
Arena e Lajmit