Furnizonte me drogë grupin kriminal shqiptar, kush është Emirjan Beu, vëllai i denoncueses së ish-zv.ministres së arrestuar për korrupsion. Përdorte nofkën e reperit ‘Noizy’

Emirjan Beu Droga

BalkanWeb ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me megaoperacionin e Antimafias Italiane dhe policisë shqiptare e SPAK për shkatërrimin e një rrjeti trafiku droge. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar siguruar dosjen në fjalë.

Për të çmontuar grupin kriminal, ku bënin pjesë 119 persona, italianë, shqiptarë, sllovenë etj, prokuroria italiane ne bashkëpunim me atë shqiptare hetuan disa vite me radhë, derisa ndërhynë dhe arrestuan disa prej të dyshuarve si dhe sekuestruan 4 milionë euro. Në komunikimet e tyre, shpesh trafikantët përdornin fjalë “patate” duke nënkuptuar drogën, ndërsa me nofkën të zinjtë, nënkuptonin policinë, që i frikësoheshin herë pas herë sikurse rezulton nga përgjimet telefonike.

Në dosjen hetimore, flitet edhe për rolin e Emirjan Beut, i cili njihet me pseudonimin “Noizy”, i cili ishte furnizuesi me drogë i grupit kriminal e konkretisht Rexhep Dallupit. Emirjan Beu i cili dyshohet të jetë një ndër protagonistët kryesorë të grupit kriminal, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është vëllai i Florida Beut, që çoi në zbulimin e përfshirjes në korrupsion të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.

Arena e Lajmit

Furnizonte me drogë grupin kriminal shqiptar, kush është Emirjan Beu, vëllai i denoncueses së ish-zv.ministres së arrestuar për korrupsion. Përdorte nofkën e reperit ‘Noizy’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook