“Si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve”, Berisha mesazh protestuesve: Edi Rama iu ka grabitur votën, vetëm që të qëndrojë në pushtet

Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha iu është drejtuar protestuesve me një mesazh.

“Nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra-mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sot me zërin, fuqin, entuziazmin e tyre bulevardet dhe rrugët e Tiranës.

Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarët të PL dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj sot në këtë tubim që rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo votër, shqiptare shpresë, besim se ky vend do të ndryshojë.

Miqtë e mi në mblidhemi sot këtu në një kohë kur njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment pse ne sot pas 31 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria, jo kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar se kjo tokë, nuk ka vend më të pasur se kjo tokë, por sot shqiptarët janë popull i gomoneve sepse ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”.

 

 

 

“Si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve”, Berisha mesazh protestuesve: Edi Rama iu ka grabitur votën, vetëm që të qëndrojë në pushtet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook