Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta theksoi se me këtë protestë u rikthye shpresa për shpëtimin e Shqipërisë.
“Falenderim shumë të përzemërt për qindra mijëra qytetarë të lirë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në protestën, që riktheu shpresën për shpëtimin e Shqipërisë tonë të bekuar”, shkruan Meta.