Vllaznia është “MAL”/ Mesfushori nis stërvitjen, Josa ka luksin e përzgjedhjes

Esat Mala del men jëherë në stërvitje me skuadrën shkodrane. Ashtu siç ishte parashikuar, mesfushori me tipare sulmuese arriti marrëveshjen me drejtuesit e Vllaznisë dhe u vendos dje paradite nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Pavarësisht se nuk është bërë ende një prezantim zyrtar nga ana e klubit, Mala mund të quhet tashmë kuqeblu, teksa mësohet se ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare.

mala

Palët kanë vendosur edhe disa klauzola, në rast të ofertave që mund të vijnë për lojtarin nga klube jashtë Shqipërisë. Afrimi i 23-vjeçarit me origjinë nga Prizreni e kënaq së tepërmi trajnerin Josa, pasi ai mund të luajë në disa pozicione, paçka se roli i sulmuesit të krahut të djathtë është ndoshta më efektivi për atë që ka treguar lojtari deri më tani.

Mala është një “xhol” në duart e Josës, pasi në pesë vitet e fundit që ka qenë pjesë e Partizanit, thuajse i ka provuar të gjitha pozicionet, madje është aktivizuar tek të kuqtë edhe si mbrojtës i djathtë.

Trajneri kuqeblu preferon skemën 4-3-3, që i përshtatet më së miri Malës, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për variantin taktik 4-2-3-1, me lojtarin që shihet te kuqeblutë si i duhuri për krahun e djathtë të sulmuesit.

Koincidenca e germave të mbiemrave të lojtarëve në pjesën ofensive, tashmë e bën sulmin kuqeblu “MAL”. Pra, Mala-Aralica-Latifi, një treshe që mund të udhëheqë skuadrën drejt titullit, i cili mungon në Shkodër që prej sezonit 2000-2001.

RIVALITETI – Vllaznia duket e blinduar tashmë në të gjitha repartet dhe Josa ka luksin e përzgjedhjes nga mbrojtja në sulm. “Lufta” për një fanellë titullari sapo ka filluar dhe afrimi i fundit i Malës, ia lehtëson së tepërmi zgjedhjet trajnerit, pasi tashmë do të ketë një stol shumë të fuqishëm, të denjë për një skuadër pretendente.

josa

Nëse në portë Zogoviç shihet për momentin i sigurt, rivaliteti nis nga qendra e mbrojtjes, aty ku një mes Juriçit, Bulatoviçit dhe Shehit do të qëndrojë në stol.

Nga ana tjetër, Gurishta në të djathtë dhe Hakaj në të majtë duken të pazëvendësueshëm, paçka se Kruja dhe Smajli kanë treguar se mund të luajnë në të dy krahët, pa përjashtuar këtu të riun Spahija.

Në mesfushë “lufta” është më e madhe. Me skemën 4- 3-3, Boshnjaku, Jonuzi dhe Marku kanë më shumë avantazhe, por gati për një fanellë titullarë janë edhe Vulaj, Heriç dhe Alivoda.

Në sulm treshja Mala në të djathtë, Aralica në qendër dhe Latifi në të majtë, do të ndiejnë gjithnjë presionin e Hoxhajt, Kainës dhe Çobës. Një Vllazni ku nuk mungon cilësia e lojtarëve, dhe për më tepër, konkurrenca.

varianti 1

varianti 2

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Vllaznia është “MAL”/ Mesfushori nis stërvitjen, Josa ka luksin e përzgjedhjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook