Një vrasje e ndodhur në një piceri në qendër të Strombeek-Bever ka çuar në shpërbërjen e një bande të madhe droge.
12 persona kanë dalë para gjykatës penale të Brukselit për rolin e tyre në trafikun e drogës më 28 janar. Ndërsa dy drejtuesit rrezikojnë 12 dhe 13 vite burg.
Në këtë ngjarje mbeti i vrarë pronari i picerisë 42-vjeç, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrit të arrestohej në zonën aty parë. I dyshuari kryesor ishte një 35-vjeçar shqiptar.
Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor derisa u spostua nga organizata.
Në dhjetor të vitit 2020 u kryen një sërë kontrollesh në banesa
Rezultoi se dymbëdhjetë persona, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever.
Këta 12 duhej të përgjigjeshin para gjykatës penale të Brukselit për rolin e tyre në trafikun e drogës.
“Ata kanë trafikuar të paktën 84 kilogramë kokainë, gjithmonë duke ndjekur të njëjtën rrugë”, tha prokurori publik.
Media e huaja gjithashtu shkruajnë: “Ata merrnin kokainë me një nivel pastërtie nga 95 deri në 96%. Për shkak të përzierjes ekstreme me prokainë dhe acid borik, niveli i pastërtisë ra në 33 për qind. Prokuroria publike Halle-Vilvoorde u paraqiti atyre një projektligj (propozim). Dy drejtuesit e grupit u përballen me dënime me burg prej 12 dhe 13 vjetësh dhe burgim nga pesë deri në tetë vjet për anëtarët e tjerë të bandës, përfshirë gruan e viktimës.
Arena e Lajmit