EKSKLUZIVE/ Mungon në stërvitje me bardheblutë, sulmuesi e mbyll me Tiranën

Sulmuesi Devid de Silva nuk ishte në stërvitjen e Tiranës. “Panorama Sport” mëson se lojtari brazilian duket se e ka mbyllur me bardheblutë dhe për këtë qëllim ai nuk ishte dje më pjesë e stërvitjes së skuadrës së parë.

DE SILVA 1

Braziliani është një dështim i madh te Tirana dhe bardheblutë kërkojnë që t’i bëjnë ndryshe punët. Në fakt, drejtuesit e Tiranës këto ditë kanë parë me kujdes se çfarë nuk shkon në skuadër.

Janë bërë analiza të ndryshme, ndërsa natyrshëm ka nga ata që e kanë kaluar klasën dhe të tjerë që kanë mbetur e që janë një zhgënjim i madh.

Mësohet se drejtuesit e ekipit i kanë ofruar De Silvës mbylljen me mirëkuptim të marrëveshjes dhe një gjë e tillë duket se ka ndodhur.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Mungon në stërvitje me bardheblutë, sulmuesi e mbyll me Tiranën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook