EKSKLUZIVE/ Një gjigant senegalez për sulmin e Erzenit, tifozët revoltohen për dy shijakas

Kur kanë mbetur dhe 8 ditë nga starti i kampionatit, klubi i Erzenit ka qenë shumë aktiv për sa u përket lëvizjeve në hyrje. Siç u njoftua edhe në numrin e djeshëm të gazetës, pas firmës me mesfushorin brazilian, Alan Kalbergue Rodriges, klubi ka arritur marrëveshjen edhe me një tjetër lojtar, këtë herë në repartin ofensiv. Dje ka mbërritur në Shijak nga Maqedonia e Veriut, sulmuesi i krahut, Florijan Kadriu.

kadriu

“Panorama Sport” mëson se 26- vjeçari ka firmosur zyrtarisht për shijakasit, duke u bërë afrimi i 15- të në këtë merkato vere.

Më parë kanë nënshkruar me shijakasit emra si Dashamir Xhika, Gëzim Krasniqi, Klevis Hasanbelli, Ardit Peposhi, Fernando Armando dos Santos, Adnard Mehmeti, Enbija Shehu, Progon Maloku, Drilon Kryeziu, Amir Kahrimanoviç, Elis Doksani, Abjel Bejzade, Ardit Iljazi dhe Alan Rodriges. Kujtojmë që Kadriu vjen pas eksperiencave në Maqedoni me klube si Shkupi, Rabotniçki, Struga dhe Renova.

Ai nuk është një emër i panjohur për kampionatin shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesë e Teutës dhe Tiranës. Gjithashtu ai ka provuar të luajë edhe me Sabail në Azerbajxhan. Kadriu është sulmues krahu dhe mund të përshtatet qoftë në të djathtë dhe të majtë.

Ndërkohë, nuk mbaron këtu merkatoja e Erzenit, pasi dje i është bashkuar ekipit edhe qendërsulmuesi nga Senegali, Thierno Thiub. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar me shtatlartësi 1.95 metra.

297824559_1121617412042456_2832639131124158297_n

Në sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e klubit serb, Novi Pazar, duke u aktivizuar në vetëm katër ndeshje. Gjithashtu Thiub ka qenë në Rusi edhe me skuadrën e dytë të Spartakut të Moskës.

298157261_795162361920583_3070637482416383568_n

Mbetet për t’u parë nëse senegalezi do të firmosë për shijakasit. Të shtunën në orën 17:00 klubi ka parashikuar një miqësore me Laçin në stadiumin “Tofik Jashari”, teksa trajneri Kapllani do të ketë një ide më të qartë për të gjithë lojtarët.

asdafs

LARGIMET – Edhe pse nga klubi nuk ka ende diçka zyrtare, dje është përfolur për dy largime të mëdha nga Erzeni. Bëhet fjalë për kapitenin Rejnaldo Troplini dhe mbrojtësin Myslim Ramilli. Mirëpo, të dy lojtarët, edhe pse u kontaktuan nga gazeta, nuk pranuan të prononcoheshin.

Megjithatë, gjasat janë që sot të sqarohet gjithçka mes futbollistëve dhe drejtuesve të klubit. Ndërkohë, tifozët shijakas janë revoltuar përmes rrjeteve sociale pas zërave se Troplini dhe Ramilli do të largohen nga ekipi. Megjithatë, nga ana e klubit nuk është konfirmuar diçka e tillë ende, të paktën deri në mbrëmjen e së enjtes.

297565011_6025948117421362_751456706076494994_n

RONALD FAJA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Një gjigant senegalez për sulmin e Erzenit, tifozët revoltohen për dy shijakas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook