Peskara ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Aristid Kolaj nga Alesandria.
23-vjeçari i cili është aktivizuar me Shpresat starton kështu një aventurë të re brenda Italisë në skuadrën ku më parë kanë luajtur dhe dy yjet e kombëtares italiane, Lorenzo Insinje dhe Marko Verrati.
Ka qenë vetë Peskara që e ka bërë publike marrëveshjen me Kolajn me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Arena e Lajmit