Dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 të arrestuar në Tiranë

Policia 20

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; si dhe shtetasin Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. M., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– D. Zh., 39 vjeç, S. K., 28 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e pijeve alkoolike;

– E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 të arrestuar në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook