VIDEO/ Starton La Liga, Osasuna surprizon Sevijan në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Pritja ka marrë fund. Edhe La Liga ka startuar, teksa sonte në mbrëmje nisi sezoni i ri me përballjen në Pamplona mes Osasunës dhe Sevijes, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Osasuna

Golin e parë për këtë sezon e shënoi Avila i Osasunës në minutën e 9-të, teksa Rafa Mir vendosi baraspeshën në minutën e 11-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, më saktësisht në minutën e 74-t, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Oroz, një gol ky që siguroi 3 pikë të arta në ndeshjen e parë të sezonit.

Pavarësisht përpjekjeve, Sevija nuk mundi të dilte nga kjo përballje qoftë edhe me 1 pikë. Në javën e dytë Sevija do të përballet me Valadolidin në shtëpi, ku do të synojë edhe pikët e para.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Starton La Liga, Osasuna surprizon Sevijan në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook