Dosja McGonigal/ “Agron Neza është Kutia e Pandorës”, Klodiana Lala: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada

Klod Lala

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjes së tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.

Sipas saj kjo çështje është një nga skandalet më të mëdha që ka nevojë për një hetim shterues për të zbardhur përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në këtë rast.

Lala deklaroi se kryeministri Rama ka pritur McGonigal në zyrën e tij kur ai ishte në detyrë, në një moment kur ai duhet të shoqërohej nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në vend, gjë që nuk ka ndodhur.

Ajo shtoi më tej se ish-agjenti i SHIK, Agron Neza është një person kyç në këtë çështje, duke e cilësuar atë si “Kutia e Pandorës” pasi ky i fundit ka qenë dëshmitar i takimeve mes Ramës dhe McGonigal.

“Ky është një ndër skandalet që ka nevojë për një hetim shterues. Rama ka pritur McGonigal në zyrën e tij kur ishte në detyrë. Ne e dimë që çdo zyrtar amerikan kur viziton duhet të jteë i shoqëruar nga përfaqësuese të ambasadës, gjë që nuk ka ndodhur.

Kjo histori po bën bujë në SHBA pasi ka të bëjë më interesat ruse. Deripaska është një oligark shumë i afërt me Putin. Unë mendoj se Deripaska nuk na intereson por na intereson përfshirja e zyrtarëve shqiptarë. Ditët e fundit ka patur një tentativë për ta relativizuar këtë çështje. Media duhet ta trajtojë këtë çështje me interes të madh pasi ngre dyshime të mëdha se si funksionon vendi ynë. Roli i personit A në dosjen hetimore, Agron Neza ka një rol vendimtar në këtë histori. Mendoj se ai është Kutia e Pandorës në lidhje me këtë histori. Ai ka rrëfyer dhe është në rolin e dëshmitarit. Ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe ka qenë edhe në një takim me një politikan tjetër.

Është edhe roli i Dorian Duçkës që duhet sqaruar. Nuk mund të pranohet të ketë një heshtje kaq të gjatë të kryeministrit lidhur me këtë çështje. Thuhet që të dhënat e nisura për hetimin e PD-së kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Nëse nga qeveria ka patur një ndërhyrje për të përçarë opozitën është një akt i rëndë. Të gjitha këto arsye e bëjnë çështjen shumë shqetësuese. Drejtësia ka çdo mundësi të nisë një hetim”, tha ajo.

Dosja McGonigal/ “Agron Neza është Kutia e Pandorës”, Klodiana Lala: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook