Makineri golash/ Bomberi shqiptar mahnit zviceranët, shënon tripletë në kampionat

Talenti 21-vjeçar, Shkëlqim Vladi, është padyshim futbollisti më në formë në ligën e dytë të Zvicrës. Në 5 javët e para të kampionatit ai ka arritur ta gjejë 6 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një lider absolut te skuadra e Araut.

Vladi

Shqiptari i lindur në Zvicër, është një produkt i akademisë të Jang Bojs, teksa në duelin e sotëm ndaj Belizonës, i mahniti të gjithë me tripletën e shënuar në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në kampionat.

vladi

Vladi arriti të shënonte 3 golat e para në minutat 26, 61 dhe 74. Me këto ritme të frikshme, e ardhmja e 21-vjeçarit pritet të jetë tepër e ndritur.

Arena e Lajmit


Makineri golash/ Bomberi shqiptar mahnit zviceranët, shënon tripletë në kampionat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook