“Makuteri, babëzi, pastrimi parash”, Meta për Portin e Durrësit: Aferë e Rilindjes, 600 milionë euro që nuk hyjnë në buxhet

Ilir Meta7

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për portin e Durrësit, duke e cilësuar një çmenduri tjetër të Rilindjes.

Meta theksoi se nga kjo aferë rreth 600 milionë euro nuk hyjnë në buxhet.

Sipas tij, qëllim i kësaj aferë është makuteria, babëzia dhe pastrimi i parave.

REAGIMI I METËS
Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik.
Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.
Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.
Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.
Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milionë euro.
Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.
Pra, rreth 600 milionë euro që nuk hyjnë në shtet.
Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.
Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.
Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!

Arena e Lajmit

“Makuteri, babëzi, pastrimi parash”, Meta për Portin e Durrësit: Aferë e Rilindjes, 600 milionë euro që nuk hyjnë në buxhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook