Projektit i Portit të Durrësit, Berisha: Ja lidhja e administratorit të kompanisë me kunatin e Bashës. E besova, por…

Berisha

Gjatë ditës së sotme kreu i PD Sali Berisha deklaroi se pas aferës së Portit të Durrësit qëndron kryeministri Edi Rama dhe ish kreu i PD Lulzim Basha.

I ftuar në Syri Tv, Berisha u shpreh se administratori i kompanisë që do merret me projektin e Portit të Durrësit, rezultonte i punësuar në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

“Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Përsa i përket asaj, se kam thënë unë. E kanë thënë mediat që gjetën administratorin e kompanisë Simfoni që ishte krijuar nga Emar. E gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Më pyetën gazetarët, ky e shkarkoi, nuk e ka ditur. Pas një muaj, gazetarët zbuluan që ky vazhdonte tek kompania e Lulzim Bashës. Unë e besova kur tha se dha dorëheqjen. Ky nuk tha se dha dorëheqjen nga Emari. Vazhdonte punën këtu dhe tek Emari.

Edi Rama nuk ka diskutim askush që është aty. Këtu mund të kesh të drejtë, unë jam kryeministër dhe e them me bindje absolute. Që unë të fsheh 60% të aksionerëve, unë e bëj për vete këtë. Si do marr përsipër që të më hedhësh baltë mua. Si mund t’i heqë gjithë ato taksa unë, përveçse kompanisë time nuk ia bëj. Nuk bëhen nëse je i ndarë. As për vëllanë tënd”, tha ai.

Arena e Lajmit

Projektit i Portit të Durrësit, Berisha: Ja lidhja e administratorit të kompanisë me kunatin e Bashës. E besova, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook