Debati/ Gjikondi: Kush e pagoi faturën e protestës dhe reklamën antikombëtare ku u zhgaravit flamuri?! Lela: Pse s’irritohesh me instalacionin 4 mln euro të Ramës?!

Gjiknodi Lela

Protesta e 12 nëntorit është bërë objekt debati në emisionin e sotëm në “Open” në ‘News24’. Studiuesja e përkthyesja, Brizida Gjikondi tha se ajo ishte një protestë më regji, ndërsa kërkoi informacione se kush e pagoi faturën e atij organizimi, ndërsa dënoi ashpër mesazhin e opozitës përmes një reklame antiqeveritare, ku zhgaravitej flamuri.

Ajo tha se opozita në këtë rast kishte bërë vepër penale. Ndërkohë, ka ndërhyrë Alfred Lela, Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, ndërsa tha se ishte një përthyerje artistike.

DEBATI
Gjikondi:
Protesta është diçka që vjen nga populli. Mos të kishte axhendë, regji qendrore. Ju po e vrisni protestën me falsitete. Palët me rrotacion, janë të pandëshkueshëm. Dhe bëjmë hipokrizi. Ça proteste? Me
Berishën? Ai me Metën nuk delegjitimohen. Berisha ka probleme brenda partisë së vetë. Kush e përballoi protestën? Regjinë, autobusët? Reklamat antikombëtare që bëtë me zhargaviten e flamurit, që është vepër penale?! Të bësh reklamë duke poshtëruar flamurin, është vepër penale. Ju mund ta bëni këtë.

Lela: Ju zemërohuni me instilacionin e kryeministrit me vlerë 4 mln euro. U irritokeni me instalacionin artistik që ishte sekuencë sekondëshe. Ishte përthyerje artistike.

Gjikondi: Kush i përballoi financiarisht këto shpenzime?

Lela: Do vij i përgatitur herë tjetër.
Gjikondi: Kush ju financuan? Oligarkët? Njerëz të lirë me regji qendrore? Ata iu bindën atyre që i thirrën.

Arena e Lajmit

Debati/ Gjikondi: Kush e pagoi faturën e protestës dhe reklamën antikombëtare ku u zhgaravit flamuri?! Lela: Pse s’irritohesh me instalacionin 4 mln euro të Ramës?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook