“Mbylle gojën, më lini ta mbaroj, ose…”, Ristani debat me Gjikondin, studiuesja: Edhe djalli kur i intereson citon Biblën! Nuk vihet në pushtet me hipokrizi

33

Protesta e opozitës e 12 nëntorit ka nxitur debat në “Open” në News24.

Anëtar i Kryesisë së PD Arben Ristani dhe drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela, kanë debatuar me studiuesen Brizida Gjikondi.

Kjo e fundit ka akuzuar se protesta ishte me regji qendrore dhe se gjithçka u mbyll kur kreu i PD Sali Berisha u largua, ndërsa Ristani u shpreh se opozita ka të drejtë të thërrasë protestë sa herë e sheh që populli ka arsye për të protestuar.

Pjesë nga debati në “Open”:

Gjikondi: Merrni përgjegjësitë tuaja, një herë e kapni Kryeministrië me arkivol një herë me gomone. Nuk vihet në pushtet me hipokrizi.

Lela: A u pëlqeu gomonia?

Ristani: Që Shqipëria vijon të jetë të vendi më i korruptuar në rajon e kë thënë nga ndërkombëtarët.

Gjikondi: Me rotacion është edhe korrupsioni. jeni të fundit që mund të bëni moral shqiptarëve. Ju i keni vjedhur shqiptarëve protestën që është gjëja më e keqe

Ristani: A kanë të dr të protestojnë shqiptarët?

Gjikondi: Me ju në krye? Sa herë ngrihen shqiptarët ju jeni aty. i keni marrë pushtetin e protestën. Po protestoni për ata ju?

Ristani: Kryeminsitri harxhon pa fund për chartera, inceneratorët, harxhon miliarda ke porti i Durrësit. Pra shqiptarët kanë arsye për të protestuar

Gjikondi:Edhe djalli kur i intereson citon Biblën

Ristani : Kur populli ka nevojë të protestoj opozita i thërret

Gjikondi: Protesta nuk thirret, është rebelim, dalje në rrugë pa afat kohor e pa paralajmërim. Tu duk se kishte frymë, njerëzit të revoltuar? iku Berisha iku protesta.

Ristani: Ka mundësi ta mbyllësh? Do më lësh të përgjigjem? Nëse nuk do kishte besim nuk do të kishte masivitet.

Gjikondi: Ishte protestë kombëtare me regji qendrore.

Lela: Dronin jau vranë se dilnit me dron të shkretët ju. Lotët që derdhët nga numri i të ardhurve në shesh ranë mbi bateritë e dronit dhe nuk u arriti të ngrihet

Gjikondi: Si e përballuat shpenzimet se s’keni as financa. Financat i kaAlibeaj. Kush i pagoi autobuzat e regjinë qendrore

Lela: Alabania 1 Albania 2, të ngrihen e të mos ndryshken

Ristani: Opozita thërret protestën me 2 arsye: të ketë arsye për të protestuar edhe t’i binden e besojnë atij që e thërret

Gjikondi: Ky është takim, takim dashurie

Ristani: Më lini të mbaroj ose s’do t’ju lë unë pastaj.

Arena e Lajmit

“Mbylle gojën, më lini ta mbaroj, ose…”, Ristani debat me Gjikondin, studiuesja: Edhe djalli kur i intereson citon Biblën! Nuk vihet në pushtet me hipokrizi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook