Ndërsa ekipi Tomorit i drejtuar nga trajneri Klodian Arbëri është i fokusuar te faza përgatitore dhe ndërtimi i skuadrës së sezonit të ri, administrator i klubit është i zënë me nënshkrimin e kontratave të futbollistëve. Për “Panorama Sport” administrator Ajazi që ka prezantuar listën zyrtare të futbollistëve që do të jenë pjesë e Tomorit sezonin e ri.
“Me listën që po bëjmë publike, thuajse gjithçka është drejt përfundimit sa i përket organikës, që Tomori do të ketë në sezonin e ri futbollistët do të kenë mbështetjen maksimale edhe sa i përket anës financiare. Përtej modestisë, jam i bindur se jemi nga klubet më korrekte sa u përket pagesave.
Veç kësaj kemi parashikuar edhe bonuset mbi bazën e rezultateve. Si drejtues i klubit vlerësoj me nota maksimale punën e shkëlqyer qëpo bën dyshja e stafit teknik, Klodian dhe Polizoi Arbëri. Gjithashtu më duhet të falënderoj edhe investimin që po kryen donatori i skuadrës Gramos Toto, ku gjithçka është brenda udhëzimeve te bordit drejtues të klubit dhe kryebashkiakut Ervin Demo. Tani ne presim të mbyllim kontratat edhe me një sulmues dhe një portier”, u shpreh Ismet Ajazi për gazetën.
TOMORI LOJTARËT QË KANË FIRMOSUR
RENCO MEMLIKA
AKLI MUÇOGLLAVA
KLEVIS SHAQE
KLEDIS HIDA
RUDOLF POPAJ
FRENKLI LAMÇE
PLARENT FEJZAJ
ARBËR DELIU
LAURENT ISMAILJ
SALI KUMANI
SERXHIO LAMAJ
KLAUS ALINANI
GENALDO SHARAVOLLI
PAOLO KASMOLLARI
EVARITO GONZALES
DEJVID OLAOJE
LAVAL ADETOLA UAHAB
ENDRIT MARKU
KLEJDON ARBËRI
ELIO KAZAZI
NË PRITJE
ERVIS ÇAÇO
ARIEL DOBRA
– Arena e Lajmit