Debati/ “Shqiptarët si puna jote…”, Ndreca kapet me Lelën: Mos bëj zhurmuesin. Më lër të mbaroj

33

Në emisionin “Open” në News24 sot po diskutohet në lidhje me protestën e organizuar nga opozita më 12 nëntor.

I ftuar në studio, juristi Plarent Ndreca u shpreh se protesta ishte partiake dhe se nuk ka sjellë asnjë mesazh të ri për sa kohë drejtohej nga dy persona të cilët sipas tij kishin 430 vite në [pushtet.

Kjo ka shkaktuar edhe një përplasej me Alfred Lelën, drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, i cili u shpreh se e të njëjtit kalibër është edhe Rama pasi para se të bëhej kryeministër ka drejtuar një një bashkitë më të mëdha në vend.

Pjesë nga debati:

Ndreca: E para, është protestë opozitare, e cila opozita e ka drejtuar, është reklamuar nga një prej dy drejtuesve të opozitës shqiptare, pra ishte një protestë partiake. opozita ka kapacitetin të sjellë njerëz në shesh. Opozita e gjitha bashkë ka marrë rreth 600 mijë vota, dhe nuk ka problem të sjellë mijëra njerëz në shesh.

Por asnjë mesazh i ndryshëm nga Meta apo Berisha nuk u dha. Veç një pjesmarje për të dhënë të njëjtat mesazhe që janë dhënë në banaqe të partisë apo televizive.

Nuk diskutohet që të sy personazhet kanë muijëra mbështetës por jo shumicën e shqiptarëve. As ka dridhur themelet e as nuk ka dridhur kënd. Se nuk ka drejtuesit e duhur për të udhëhequr. Kur sheh personazhe që i kemi 30 vjet në televizion, një prej tyre edhe non grata…

Eni Vasili: Edhe Ramën 30 vite kemi që e kemi në pushtet

Ndreca: Rama në 2013 është bërë kryeministër. Kryetari i bashkisë ka kontrolluar Tiranën jo shtetin. Rama në 2013 ka marrë shumicën dhe është në krye të ekzekutivit, derisa shqiptarët ti thonë nuk do jesh më.

Lela: Por nuk është fytyrë e re politike.

Ndreca: Ndaj jemi këtu ku jeni sepse doni ti fusni në një thes të gjithë njerëzit. Nuk po flasim për emra në politikë, pro njerëz në pushtet në politikë. këta  janë ndëshkuar me votë

Lela: Kryetari i bashkisë më të madhe në vend nuk është në pushtet?

Ndreca: Quhet funksionar i lartë shtetëror. Ka pasur një kryeministër e një drejtim politik mbi vete. Po bën zhurmuesin.

Lela:Antenën mund ta bëj zhurmuesin jo

Ndreca :ta janë ndëshkuar nga shqiptarët me 1 mln vota, tjetri me non grata e kërkojnë sot vota.Thonë do ju mbrojmë nga hajdutëria për të cilën kanë marrë baltën. ka ca shqiptarë që këto nuk i anashkalojnë. ju keni vendosur ti anashkaloni..

Lela:Shqiptar qelibar si puna jote që shkon në kishë edhe…

Debati/ “Shqiptarët si puna jote…”, Ndreca kapet me Lelën: Mos bëj zhurmuesin. Më lër të mbaroj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook