“Nëse na prek flamurin…”, paralajmërimi i Berishës për Ramën: Për demokratët është jetë a vdekje!

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se çfarë do i ndodhte nëse prekte flamurin.

Ai tha për Syri.tv se Rama do të përballej me demokratët nëse ai prekte flamurin.

“Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet”, tha Berisha.

“Nëse na prek flamurin…”, paralajmërimi i Berishës për Ramën: Për demokratët është jetë a vdekje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook