“Arsyet janë të qarta, njerëzit e prekin shpopullimin dhe mos rritjen e pagave”, anëtari i kryesisë së PD për 12 nëntorin: Regjimi nuk rrëzohet me një protestë

444

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi protestën e zhvilluar nga opozita më 12 nëntor ndërsa tha se nuk është opozita ajo që e krijon protestën, pasi atë rol e ka populli pasi sipas tij arsyet për të cilat dolën janë evidente si shpopullimi dhe mos rritja e pagave.

Ristani shtoi se masiviteti i protestës ishte i padiskutueshëm, dhe e nuk u pretendua që me anë të një proteste të vetme të rrëzohet qeveria të cilën e cilësoi si ‘regjimi’.

Sa i përket formës së protestës sipas Ristanit ajo vendoset nga qytetarët dhe jo nga opozita, ndërsa tha se po të mos mbaronte bulevardi te sheshi Skënderbej prezenca e qytetarëve do ishte edhe më e madhe.

“Duhet të jemi të qartë për një gjë, opozita nuk e krijon protestën, ajo e frymëzon atë. Protesta është në popull, kanë arsye të protestojnë apo jo, opozita kërkon ta drejtojë atë dhe ta orientojë. Në popull ekziston motivi për të protestuar, masiviteti i saj është i padiskutueshëm. Arsyeja e shpopullimit të vendit është e qartë për të gjithë, fakti që në vend ka shumë vite që nuk rriten pagat është evidente. Njerëzit i prekin këto probleme. Nuk ka pretenduar askush që një protestë të rrëzojë regjimin, unë besoj se një masivitet njerëzor i tillë po të mos mbaronte bulevardi te sheshi do ishin më shumë akoma. Ka forma të ndryshme të protestës, por këto i vendos populli, jo opozita”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Arsyet janë të qarta, njerëzit e prekin shpopullimin dhe mos rritjen e pagave”, anëtari i kryesisë së PD për 12 nëntorin: Regjimi nuk rrëzohet me një protestë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook