Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se arsyeja se përse PL nuk do të ketë kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit, është fakti se kjo parti nuk nuk ka pasur figura të spikatura për këto poste.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se një arsye tjetër, ishte dhe fakti se Partia e Lirisë, aktualisht nuk është e përgatitur, pasi kaloi në një proces tranzicioni.
“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori. Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shkak të gabuara që mori vetë.
Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.
Arena e Lajmit