As businessman as politikan, ja profesioni jo i zakontë që ka zgjedhur djali i Behgjet Pacollit (FOTO)

Ndonëse pjesë e politikës, jeta e tyre personale zgjon një kureshtje të madhe tek publiku.

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, është komentuar shpesh në media për pasurinë e tij marramendëse. Mirëpo, janë të pakta intervistat ku ai ka folur ose komentuar mbi jetën e tij familjare. Edhe pse i angazhuar me çështjet politike të Kosovës, Behgjeti është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale. Së fundmi, ai ka zbuluar një detaj në lidhje me djalin e tij. Isa Pacolli gjatë ditës së djeshme ka festuar 16-vjetorin e tij. Një ditë më pas ai ka zhvilluar orën e parë të kursit të patentës. Të gjithëve mund t’ju shkoj mendja tek patenta e makinës, ama Isa 16 vjeçar po përgatitet për të marrë lejen e pilotit.

“Dje Isa mbushi 16 vjeç. Sot ai bëri orën e parë të kursit për patentë të pilotit. Gjithçka shkoi mirë,”-shkruan Pacolli në postin e tij në Facebook.

Ju kujtojmë që Behgjet Pacolli është i martuar me një qytetare ruse që quhet Maria, me të cilën ka gjashtë fëmijë, tri vajza dhe tre djemë. Emrat e tyre perkatësisht janë: Arbresha, Selena, Hana, Isa, Diari dhe Armani.

As businessman as politikan, ja profesioni jo i zakontë që ka zgjedhur djali i Behgjet Pacollit (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook