Prapaskenat e largimit të Levandovskit, drejtori sportiv i Bajernit kërkoi ta zëvendësonte me yllin e Çelsit

Merkatoja nuk ka përfunduar ende, por drejtuesit e Bajernit i kanë mbyllur planet hyrëse me transferimin e dy yjeve si Sadio Mane dhe Matajs de Ligt. Por, në “Allianz Arena” mund të kishte përfunduar edhe Kai Haverc këtë verë.

havertz

“Sport1” ka zbuluar se drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka tentuar të rikthejë në Bundesligë yllin e Çelsit. Boshnjaku ka kontaktuar me menaxherin e sulmuesit gjerman për të pyetur për planet e ish-talentit të Leverkusenit këtë verë.

Me sa duket në “Säbener Straße” po mendonin për një zëvendësues për Robert Levandovskin përpara edhe sesa polaku të largohej drejt Barcelonës, por Haverc qëndroi në Londër, pasi Çelsi shiti Vernerin dhe huazoi Lukakun.

Arena e Lajmit


Prapaskenat e largimit të Levandovskit, drejtori sportiv i Bajernit kërkoi ta zëvendësonte me yllin e Çelsit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook