Brozoviç rikuperohet, Asllani e nis nga stoli/ Inzagi fikson titullarët, shikoni si pritet të rreshtohet Interi ndaj Leçes

Simone Inzagi e ka tashmë në mendjen e tij 11-shen e titullarëve që do të hedhë në fushë ndaj Leçes, madje disa prej tyre i ka konfirmuar edhe ditën e djeshme në konferencë. Dilema e madhe e këtyre ditëve ka qenë gatishmëria ose jo e Brozoviçit që kishte një shqetësim në pulpën e djathtë, por kroati i rikthyer në grup prej dy ditësh duket se e ka lënë pas lëndimin.

INTER

Kështu do të jetë ai në regjinë zikaltër, i shoqëruar nga Barela e Çalhanoglu, duke shtyrë kështu debutimin e Kristjan Asllanit si titullar, që pritet ta nisë nga stoli. Gosens e Dumfris do të marrin korsitë, ndërkohë që në sulm të padiskutueshmit janë Lukaku e Lautaro. Asnjë dyshim për mbrojtjen, ku mungon vetëm D’Ambrozio, ndërsa rikthimi i De Vrajit pranë Shkriniarit e Bastonit, do të mundësojë treshen klasike të Interit para Handanoviçit.

inter

Arena e Lajmit


Brozoviç rikuperohet, Asllani e nis nga stoli/ Inzagi fikson titullarët, shikoni si pritet të rreshtohet Interi ndaj Leçes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook