Skuadra e Veleçikut, megjithëse zyrtarisht përgatitjet e para i nis të hënën, puna ka nisur ditë më parë. Ka qenë vetë trajneri Dritan Smajli, i cili për “Panorama Sport” ka pohuar se puna në merkato ka nisur nga forcimi i mbrojtjes.
Koplikasit kanë afruar mbrojtësin Kujtim Alcani, i cili vjen nga skuadra e Burrelit, për të vazhduar me David Markun, që në sezonin e fundit luajti me Tërbunin. Veleçiku ka afruar dy mbrojtës me moshë të re, që vijnë nga akademia e Shënkollit. Pikërisht bëhet fjalë për Flavio Zefin dhe Xhuliano Kacelin. Gjithsesi, duhet pritur java e ardhshme për të mësuar të rejat nga kampi koplikas. Prej ditësh në fushën sportive të Koplikut shumë futbolliste vendës kanë nisur stërvitjet individuale.
BASHKIM RAMEKAJ – Arena e Lajmit