“Mund të bëjë karrierë të madhe”, Ernest Muçi magjeps futbollistin e Serbisë: Ka shumë aftësi teknike

Ernest Muçi është një ndër futbollistët më në formë të Legias së Varshavës. 2 gola dhe 2 asist ka regjistruar talenti 21-vjeçar në 5 javët e para të kampionatit.

Elozhet për lojtarin shqiptar nuk kanë munguar as nga mbrojtësi i Serbisë, Filip Mladenovic, që është pjesë e Legias së Varshavës, i cili foli pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi në transfertë ndaj Vidzev, ku ndër të tjera u shpreh:

“Ernest Muci është një lojtar që ka shumë aftësi teknike. Kur erdhi te Legia, i duhej pak kohë. Ai është i ri dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme. E shoh më shumë në 8-ën ose 10-ën, por ai zbuloi se po ecën mirë si sulmues. Një djalë që ka nevojë për mundësi, vetëbesim dhe mund të bëjë një karrierë të madhe”, deklaroi Mladenoviç.

Arena e Lajmit


“Mund të bëjë karrierë të madhe”, Ernest Muçi magjeps futbollistin e Serbisë: Ka shumë aftësi teknike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook