Policia vijon të çmontojë kamerat e vendosur nga grupet kriminale nëpër qytetet e vendit, ndërsa ditën e sotme, sërish në qytetin e Shkodrës janë sekuestruar 20 të tilla, të instaluara në 3 nga lagjet më të frekuentuara.
Konkretisht kamerat janë sekuestruar në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”. Këto kamera janë vendosur nga grupet kriminale në qytet, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Kujtojmë se brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” ka çmontuar 79 kamera.