Kourtney Kardashian ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj në Instagram ditën e hënë pas dasmës madhështore me partnerin e saj Travis Barker në Itali.
Biografia në Instagramin e e yllit të “The Kardashians” tashmë lexon: “Kourtney Kardashian Barker ❤️🔥.”
Është ende e paqartë nëse ajo e ka ndryshuar emrin ligjërisht apo nëse planifikon ta bëjë këtë në një rë ardhme të afërt.
Kardashian, 43 vjeç, dhe Barker, 46-vjeç, thanë “Po” gjatë ceremonisë përrallore në Castello Brown të dielën, një javë pasi u martuan ligjërisht në Santa Barbara, Kaliforni.
Ata gjithashtu patën një ceremoni martese në Las Vegas në prill por që nuk ishte e vërtetë.
Nëna e Kourtney, Kris Jenner, së bashku me motrat e saj, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner, ishin të gjithë të pranishëm në dasmën italiane të çiftit.
E gjithë familja ishte e veshur nga marka luksose ‘Dolce & Gabbana’ – duke përfshirë dhe nusen, e cila veshi një fustan të bardhë të shkurtër me një vello gjigande të zbukuruar me imazhin e Virgjëreshës Mari.
Fëmijët e Kourtney – djali Mason, vajza Penelope, dhe djali Reign,të cilët ajo i ndan me ish-partnerin e saj Scott Disick – morën pjesë në ceremoni pavarësisht se nuk ishin të pranishëm në fejesën e tyre.
Ndërkohë, Disick, nuk ishte i pranishëm pasi thuhet se nuk mori një ftesë nga Kourtney.
Djali i Barkerit, Landon, dhe vajza Alabama, të cilën bateristi i Blink-182 i ka me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, ishin gjithashtu dëshmitarë të dasmës së babait të tyre.
Kjo shënon martesën e parë të Kourtney dhe të tretën për Travis.