“I jap paralajmërim Ramës…”, Berisha: Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet në parlament. Do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë

Sali Berisha 3

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi sot në parlament kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancwn për të mos ndaluar opozitën të flasë. Berisha tha se është një akt i shëmtuar që tregon frikë dhe tmerr nga e vërteta.

Ai theksoi se siç u zotua në 12 nëntor se do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë.

“Obstruksioni që ju i bëni zërit opozitar është një akt i shëmtuar që tregon frikë dhe tmerr nga e vërteta. Nuk ka parlament në botë që pjesëton deputetët në 5 minutësh, 10 minutësh dhe 2 minutësh përveç jush. Kjo është histori turpi, që nuk ka ekzistuar kurrë. Standardi i një njeriu që urren për shkak të trashëgimisë së tij kundërshtarët politikë. Jepini fund kësaj se nuk do ta tolerojmë këtë situatë. Ka 4 muaj që shtypni të drejtën tonë për mocion me rezolutë. E bëni këtë me urdhër të Aleksandar Vuçiç. Ka 4 muaj që nuk respektoni as të drejtat më elementare kushtetuese tonat. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet në parlament. Jemi përpjekur me durim shumë të madh të kërkojmë zbatimi ne rregullores. I keni shkelmuar çdo ditë. Sot merr fund kjo. Ju garantoj siç u zotova në 12 nëntor se do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë. Ne vijmë këtu për të respektuar zgjedhësit tanë por për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën nuk do vinim kurrë në parlament. Na vjen turp që jemi me njerëz të tillë në parlament. Asnjë kombinacion nuk do funksionojë më. I jap paralajmërim Ramës mos përdor atë gjuhë që përdor. Ne vijmë me fjalën, me pendën se në mënyrë absolute mund të japim çdo përgjigje që meriton. Mos e përdor, atë mbaje ne kuzhinën tënde në Surrel, në shpellat e partisë tënde”, tha Berisha.

“I jap paralajmërim Ramës…”, Berisha: Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet në parlament. Do jetë populli opozitar që do të flasë në këtë sallë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook