“Jepjani fjalën”, Vokshi dhe Noka kërkojnë minuta në Kuvend për Berishën, pranon Felaj. Kreu i PD: Përjashtoni Ramën nga Kuvendi!

Whatsapp Image 2022 11 17 At 11.04.45

Tensione në sallën e Kuvendit, ku deputetë të opozitës kanë kërkuar që kryetari i PD-së, Sali Berisha të marrë fjalën.

Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë kërkuar që Felaj t’i japë fjalën ish-kryeministrit, dhe më vonë drejtuesja e seancës ka pranuar.

DEBATI
Berisha: Zonjë do mbrojmë të drejtat kushtetuese! Kurrë nuk do të mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jeni shndërruar në strofull hajdutësh që nuk njihni ligjin. Edhe një herë jam live në të gjithë botën. Hajde, hajde, mos qaj hallin ti. Merre këtu atë, të vijë këtu ai përfaqësuesi i bandave. Jam live në të gjithë botën.
Vokshi-Felajt: Jepja fjalën
Noka: Jepja fjalën, do ja japësh fjalën?
Berisha: Të përjashtoni Edio Ramën nga parlamenti për fjalët e tij të pista. Del e përjashton Palokën dhe Leksajn që nuk dëgjoji njeri një fjalë prej tyre, por nuk reagoni për fyerjet e tij.
Duhet të uleni në vend, se do ju japim fjalën
Berisha: E vazhdojmë fjalën ne. Ulemi!

“Jepjani fjalën”, Vokshi dhe Noka kërkojnë minuta në Kuvend për Berishën, pranon Felaj. Kreu i PD: Përjashtoni Ramën nga Kuvendi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook