Notinghem Forest ka mundur në shtëpi Uest Hemin në javën e dytë të Premier Ligës, duke siguruar kështu tre pikët e para, në një sfidë që dhuroi gati çdo gjë.
Vendasit iu falën një goli të Auonijit në fundin e pjesës së parë dhe një penalltie të pritur nga Henderson përballë Deklan Rajs, për të mbyllur takimin në shifrat 1-0.
Gjithashtu në këtë takim u anuluan dhe dy gola me VAR, nga një për çdo skuadër.
Kështu skuadra e drejtuar nga Dejvid Mojes vazhdon të qëndrojë pa pikë pas dy javëve të para, ndërsa Notinghem kërkon të arrijë objektivin për të mbijetuar këtë sezon në Premier Ligë.
REZULTATI:
NOTINGHEM 1-0 UEST HEM
Auoniji 45+2’
Arena e Lajmit