Përse Omleta është Zgjedhja më e Mirë për Mëngjes

Mëngjesi është një vakt që nuk mund të bëhet kurrë i mërzitshëm.

Alternativat e ushqimeve që mund të konsumohen gjatë mëngjesit janë shumë të larmishme.

Padyshim të gjitha janë të mira, por omleta ka një sërë vlerash prej të cilave mund të përfitoni më shumë, të cilat do t’i mësoni më poshtë nga AgroWeb.org.

Në një kohë që karbohidratet dhe niseshtja që gjendet tek disa ushqime rrit nivelin e insulinës, ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e zgjuar.

Nëse ushqimet që hamë rregullisht përmbajnë më shumë karbohidrate, është e rëndësishme që në mëngjes të sigurohemi të marrim më shumë proteinë.

AgroWeb.org ju këshillon se veza është një nga ushqimet më të pasura me proteinë.

Ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ju mbajnë të ngopur për një orë.

Më pas do të ndiheni sërish të uritur dhe rrjedhimisht do të kërkoni më shumë ushqim.

Kur konsumoni një vakt të pasur me proteina, do të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Omleta mund të gatuhet me shumë perime.

Në këtë mënyrë ju do të merrni proteinë por edhe vitamina dhe minerale nga perimet e shtuara.

Ata që janë të interesuar të humbasin në peshë mund të zgjedhin omletën për mëngjes që të shmangin urinë e tepruar dhe të parandalojnë të ngrënit pa kriter.

Vezët përmbajnë një përbërës që quhet kolinë.

Ky përbërës është shumë i mirë për nervat dhe shëndetin e trurit.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Ato përmbajnë edhe vitaminat B, C, D, E dhe K.

Vezët përmbajnë selenium, një mineral shumë i domosdoshëm për parandalimin e disa llojeve të tumoreve.

Vlerat e lartpërmendura janë të mjaftueshme për përzgjedhjen e omletës si një opsion të shkëlqyer për ushqyerje të shëndetshme, plot vlera dhe ngjyra./AgroWeb.org

Përse Omleta është Zgjedhja më e Mirë për Mëngjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook