Qazim Laçi 9 minuta në fushë, Azhakso merr pikën e parë në Ligën 1 franceze

Azhaksoja e Qazim Laçit, mori pikën e parë në Ligën 1 franceze, teksa barazoi pa gola në shtëpi ndaj Lensit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi këtë duel nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 85-të, në total duke përfshirë edhe 4 minutat shtesë, Laçi qëndroi në lojë 9 minuta, por pa arritur të lerë gjurmë.

auto_Laci-Ajaccio1591440818

Në ndeshjet ne vazhdim, mesfushori dibran shpreson të ketë më shumë minuta në dispozicion për të shpalosur talentin e tij. Kujtojmë që në duelin e javës së parë Azhakso, u mposht nga Lioni me rezultatin 2-1, teksa sfidën e kthimit do e luajë në transfertë ndaj Ren.

Arena e Lajmit


Qazim Laçi 9 minuta në fushë, Azhakso merr pikën e parë në Ligën 1 franceze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook