Alibeaj akuza ndaj grupit të Berishës, i kthehet Paloka: Voton sipas urdhrave të Ramës

Paloka 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili për 10 ditë është i përjashtuar nga seancat plenare për shkak të gjuhës së përdorur në Kuvend, ka reaguar ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Palokës, Alibeaj ka dalë në Kuvend për të sulmuar PD dhe jo Ramën.

REAGIMI I PALOKES
Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkëpunojë me Tao Ballen, deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nënkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj?

A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar?
Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…
Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar.

Alibeaj akuza ndaj grupit të Berishës, i kthehet Paloka: Voton sipas urdhrave të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook