Dua Lipa renditet e dyta në listën e të pasurve britanikë/ Ja vlera marramendëse që zotëron ylli i popit

Industria muzikore është një nga sektorët më fitimprurës sot. Kur flasim për treg muzikor dhe artistë të famshëm botërisht në mendje na vjen edhe pasuria e tyre miliona dollarëshe.

Përsa i përket artistëve britanikë, superylli i Suffolk, Ed Sheeran mund të bëhet miliarderi i parë britanik pasi një tjetër “vit i artë” në karrierën e tij pa vlerën neto të rritur me 40 milionë paund, sipas listës muzikore të Sunday Times.

Këngëtari dhe kantautori me bazë në Framlingham renditet si muzikanti i dhjetë më i pasur britanik në listë me një vlerë totale neto prej 260 milionë paundsh.

Ed Sheeran Defends Songwriting Process In Court, Says He Recently Wrote 25 Songs With Aaron Dessner

Mendohet se nëse Sheeran vazhdon në trajektoren e tij aktuale, ai mund të mposhtë Sir Paul McCartney duke u bërë miliarderi i parë muzikant britanik.

Robert Watts, zëdhënësi i Listës së të Pasurve të Sunday Times, tha: “Shitja e të drejtave të tyre muzikore ka rezultuar jashtëzakonisht fitimprurëse.

Ne presim që rikthimi në turne pas Covid-it do të bëjë që shumë prej këtyre këngëtarëve dhe grupeve muzikore të fitojnë mirë këtë vit dhe vitin e ardhshëm.”

Ndërsa duket se muzikantët e vjetër nuk dalin kurrë në pension, ata thjesht bëhen më të pasur.

“Një tjetër vit i artë për Ed Sheeran-in na bën të besojmë se ai me kalimin e kohës mund të mposhtë Paul McCartney për t’u bërë muzikanti i parë miliarder britanik,”-vazhdon Watts.

Në anën tjetër, pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë paund (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë paundsh (70 milionë euro), këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke barazuar grupin e Little Mix.

Future Nostalgia': How 'Future Nostalgia' has caused present problems for Dua Lipa | Culture | EL PAÍS English Edition

Lista me muzikantët më të pasur sipas Sunday Time Music

Lista me muzikantë mbi 30 vjeç 

Sir Paul McCartney – 865 milionë paundsh

U2 – 625 milionë paundsh

Lord Lloyd-Webber – 495 milionë paundsh

Sir Elton John – 395 milionë paundsh

Sting – 320 milionë paundsh

Sir Mick Jagger – 318 milionë paundsh

Keith Richards – 303 milionë paundsh

Olivia dhe Dhani Harrison – 295 milionë paundsh

Sir Ringo Starr – 285 milionë paundsh

Ed Sheeran – 260 milionë paundsh

Lista me muzikantët 30 vjeç e poshtë

Harry Styles – 100 milionë paundsh

Dua Lipa – 60 milionë paundsh

Little Mix – 60 milionë paundsh

Niall Horan – 52 milionë paundsh

Louis Tomlinson – 48 milionë paundsh

Liam Payne – 44 milionë paundsh

Zayn Malik – 36 milionë paundsh

Sam Smith – 34 milionë paundsh

Stormzy – 26 milionë paundsh

Lewis Capaldi – 19 milionë paundsh

Dua Lipa renditet e dyta në listën e të pasurve britanikë/ Ja vlera marramendëse që zotëron ylli i popit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook