Pete Davidson nuk mundi të ishte në Itali, Kim gjen menyrën e veçantë për ta ndjerë pranë (FOTO)

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan për herë të tretë, këtë herë në Itali në një ceremoni tradicionale.

Dyshja bënë betimet për herë të tretë më 22 maj, në ‘Castello Brown’ në Portofino përpara familjeve dhe miqve të zemrës.

E gjithë familja e madhe Kardashian-Jenner ishte e pranishme, përveç të dashurit aktual të Kim Kardashian, Pete Davidson. Pete nuk mundi të merrte pjesë në dasmën e Kourtney dhe Barker, pasi po xhironte episodin e tij të fundit të Saturday Night Live. Edhe pse me shpirt ai ndodhej atje.

Për ata që nuk e dinë, Davidson është një mik i vjetër i Travis Barker dhe miqësia e tyre ekzistonte përpara se ai të fillonte të dilte me Kim. Mirëpo e dashura e saj u kujdes që një “copëz” Pete, të ishte në këtë ceremoni. Ajo dizajnoi shkronjën e tij të parë të emrit tek thonjtë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Detaj ky që nuk u vu re, por së fundmi ylli televiziv vendosi ta ndante me të gjithë në Instagramin e saj.

Më herët ju kujtojmë që Kourtney Kardashian ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj në Instagram ditën e hënë pas dasmës madhështore me partnerin e saj Travis Barker. Biografia në Instagramin e e yllit të “The Kardashians” tashmë lexon: “Kourtney Kardashian Barker.”

Është ende e paqartë nëse ajo e ka ndryshuar emrin ligjërisht apo nëse planifikon ta bëjë këtë në një rë ardhme të afërt.

Pete Davidson nuk mundi të ishte në Itali, Kim gjen menyrën e veçantë për ta ndjerë pranë (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook