E bujshme nga Anglia, Mançester Junajtid kërkon ta zëvendësojë Ronaldon me sulmuesin anglez

Mançester Junajtid nuk po kalon një periudhë të mirë, ku pas dy javëve të para të Premier Ligës, ndodhet në vendin e fundit dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur që përpara 101 vitesh.

junajtid

Situata me Ronaldon është një tjetër për Ten Hag, i cili tashmë kërkon që t’i prishë kontratën portugezit, me këtë të fundit që kërkon me dëshpërim largimin.

Kështu, “Djajtë e Kuq” kanë menduar ta zëvendësojnë atë me Xhejmi Vardin. Siç raporton “The Athletic”, Mançester Junajtid po bën gati një ofertë drejt Leistërit, për të lënë të lirë sulmuesin 35-vjeçar.

VARDI

Gjithsesi kjo gjë nuk pritet të jetë aq e lehtë, me Vardin që duket se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.

Arena e Lajmit


E bujshme nga Anglia, Mançester Junajtid kërkon ta zëvendësojë Ronaldon me sulmuesin anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook