Berisha merr në mbrojtje Gledis Nanon: Nëse u ka treguar ambasadave veprimtarinë kriminale të qeveritarëve meriton dekorata

Gledis Nano 3 675x450

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se çështja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano është bërë akute së fundmi duke e lidhur me skemën e call-centerave.

Berisha tha se Gledis Nano u hoq se spiunoi Ramën në ambasadë. Sipas tij, nëse një  kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike dhe meriton dekorata.

“Padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij. Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi, ishte pikërisht se në skemën e hetimit përfshihej edhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call-centerave po zhduket, po mbyllet për një penalitet për një tjetër dhe këto të tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti, klanit Rama jo të qeverisë me bitcoin, punojnë të qeta.

Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese spanjolle, italiane, gjermane dhe të vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

Berisha merr në mbrojtje Gledis Nanon: Nëse u ka treguar ambasadave veprimtarinë kriminale të qeveritarëve meriton dekorata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook