Një apartament në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia dhe se fillimisht flakët kanë përfshirë perdet e kuzhinës dhe më pas janë shpërndarë në ambientet e tjera te shtëpisë, duke krijuar panik te familjarët.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë duke kanë vënë nën kontroll flakët të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi pjesëtarët e familjes në apartamentin e të cilëve ra zjarri pas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës dolën jashtë .
(Balkanweb)