Sulmuesi i ri i Arsenalit, Gabriel Zhezus, shpërtheu në skenë në javën e dytë të Premier Ligës me një dopietë dhe dy asiste në suksesin 4-2 të “Topçinjve” ndaj Lestërit. Braziliani shënoi dy herë në pjesën e parë, përpara se të asistonte Xhakën dhe Martinelin pas pushimit.
Braziliani, i cili u transferua nga Mançester Siti për 47 milionë paund këtë verë, tha pasi u shpall lojtari i ndeshjes se ai u largua nga kampionët jo se ishte i palumtur, por për të luajtur më shumë.
“Jam shumë i lumtur sepse luajta shumë mirë ndaj një rivali të fortë. Unë punoj çdo ditë për të shënuar. Unë nuk isha i palumtur te Mançester Siti, por vetëm doja që të luaja më shumë dhe klubi e kuptoi”.
Dhe Arteta ia ka plotësuar kërkesën 25-vjeçarit, i cili ka luajtur 167 minuta nga 180 të mundshme në dy javët e para të Premier Ligës, të cilat i ka nisur gjithnjë titullar.
Arena e Lajmit