“I kanë të gjithë duart me kallo, protesta e banorëve të Divjakës e ligjshme”, deputeti Koreshi: Policia po provokon, hiqni taksën!

Korreshi Ok Ne Divjake

Teksa u shënuan disa tensione në protestën e banorëve të Divjakës mes protestuesve dhe policisë, vjen një mesazh nga deputeti i PD-së, Saimir Koreshi.

Ky i fundit akuzoi policinë se po provokon qytetarët, ndërsa bëri thirrje që të hiqet taksa.

“Ore vëlla hiqe këtë taksë. Këtyre nuk ju ka sjell asnjë shërbim. Kjo është e vetmja rrugë. Nuk mund të provokosh një popull që heq keq. Është e drejtë kushtetuese të protestosh. Kjo është protestë e ligjshme, pasi po i merret një e drejtë që i takon. Ky është një provokim që i bëhet banorëve nga ana e policisë. Këta janë njerëz punëtorë, i kanë duart me kallo, janë punëtorë të gjithë. Ardhja e madhe e policisë është provokim i pastër.”, tha ai.

 

“I kanë të gjithë duart me kallo, protesta e banorëve të Divjakës e ligjshme”, deputeti Koreshi: Policia po provokon, hiqni taksën!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook